OPEN EUROPE

LOGO OPENEUROPE (1)

Shoqata e Shërbimeve Arsimore “”OpenEurope”” është organizatë jofitimprurëse, me zyrë në Reus (Katalonia, Spanjë). Synon që të ndihmojë personat që punojnë me të rinjtë dhe të rinjtë që të marrin pjesë në programet Evropiane. Të gjitha projektet kanë iniciativë që organizata të përfshijë edukatorët, mësuesit, profesorët, studentët dhe të gjithë komunitetin në programet që kërkojnë një proces për të mësuarit gjatë gjithë jetës. Programet tona janë të dizajnuar për të zhvilluar aktivitetet e pjesëmarrësve, të komunikimit, udhëheqjes dhe shkaftësive profesionale.

Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë rritjes së organizatave joqeveritare, si dhe të vullnetarëve që punojnë për të zgjidhur probleme sociale.Ne ndihmojmë të përfshijmë të gjithë anëtarët e komunitetit në projekt dhe në aktivitetet tona, sidomos ato që lidhen me përgjegjësitë civile,imigracionin,shërbime teknologjike për njerëzit ose qytete smart.

OpenEurope është e para dhe e vetmja pikë e kualifikuar në provincën Tarragona në rrjetin Evropian EURODESK.Ky është një shërbim informativ për programet Evropiane dhe iniciativat në fushën e arsimit, trajnimit profesional të të rinjve.Duke qenë një pikë zyrtare na lejon të kemi qasje të lirë të informacionit të rrjetit dhe të ndajnë atë me të rinjtë dhe të gjithë njerëzit që janë të interesuar.
Ne ofrojmë këshilla dhe konsultime rreth shkëmbime të të rinjve në shumë vende evropiane; Ne kërkojmë kontakte ose partner të mundshëm për të punuar projekte Evropiane,ndër të tjera ne japin edhe këshilla të praktikueshme dhe këshilla të dobishme për udhëtime në vendet Evropiane që i përkasin rrjetit tonë.

 

 

www.openeurope.es

info@openeurope.es

telf: +34  655 649 669

Adress : Raval Sant Pere 1-3 Entresol 43202 REUS (SPAIN)

 
  info@openeurope.es
  +34 655 649 669
  www.openeurope.es