ILIRIA COLLEGE

Kolegji ILIRIA është themeluar në vitin 2002 në Prishtinë (Kosovë) dhe është një nga institucionet e para jo-publike të arsimit të lartë, në regjionin e Ballkanit Perëndimor. Kolegji e posedon gradën e institucionit të arsimit të lartë dhe është i akredituar nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës (Anëtar i Shoqatës Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në arsimin e lartë – ENQA). Ofrohen programet e studimit në nivele deridiplomike, postdiplomike dhe nivele profesionale të disiplinave të cekura në vijim. Banka, Financa dhe Kontabilitet; Menaxhment; Biznes Ndërkombëtarë; Shkenca Kompjuterike; Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci; Juridik; Menaxhment Shëndetësor. Numri i studentëve që janë në vijim të studimeve është rreth 8,000 dhe studentë të diplomuar janë 2,000. Kolegji ILIRIA është anëtare e EUINS – Organizata Evropiane e Universiteteve për Sistemet e Informacionit, Anëtare e Bordit Ekzekutiv të EURAS – Fondacioni i Bashkimit të Universiteteve të Euroazisë, Anëtare e ALUM – Adriatic Linked Universities, gjithashtu partneritete dhe shoqata tjera rajonale.
ILIRIA për një periudhë të gjatë kohore ka angazhuar 166 ekspertë lokal dhe ndërkombëtarë, me kualifikime akademike në PhD dhe MSc ose kandidatë për MSc. Gjithashtu përfshin një staf administrativ me 65 persona. Stafi akademik dhe profesional i Kolegjit ILIRIA ka një eksperiencë të shkëlqyer në menaxhim të projekteve, zhvillim të planprogrameve dhe organizim të trajnimeve në fusha të ndryshme.
Kolegji ILIRIA përmes revistës Shkencore, ILIRIA International Review (IIR), ka publikuar mbi 200 punime shkencore të shqyrtuara nga kolegët dhe 30 libra shkencor. Çdo vit organizohen rreth 5 deri 8 Konferenca Kombëtare dhe Ndërkombëtare. IIR është revistë shkencore ndërkombëtare e regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Gjermanis me ISSN të shtypur (2192 – 7081) dhe ISSN Online (2365 – 8592). IIR është revistë e publikuar që verifikohet dyfish nga kolegët dhe publikohet çdo gjashtë muaj në të cilën qasja është e hapur nga Kolegji ILIRIA ( Kosova), në bashkëpunim me Felix – Verlag ( Gjermani ) http://www.iliriapublications.org/index.php/iir. IIR është përkushtuar në publikim të punimeve hulumtuese nga fusha e Shkencave Sociale dhe Shkencat Humane. IIR ka për qëllim të promovon studimet ndërdisiplinore dhe hulumtuese. Gjithashtu bën kërkime në politika të ndërlidhura, praktika dhe hulumtime nga Rajoni i Evropës Juglindore.
Në kuadër të Qendrës për Zhvillim Ekonomik dhe Social, gjatë dy viteve të fundit, Kolegji ILIRIA ka marr pjesë në më shumë se 40 projekte të programit Erasmus+ (KA1 dhe KA2), që ishin të përqendruara në shumëllojshmëri, integritet, përfshirje dhe çështje tjera të ngjashme.
Kolegji ILIRIA në bashkëpunim me Universitetin LUM Jean Monnet, çdo vit organizon Shkollën Verore Ndërkombëtare “ LUM Jean Monnet – ILIRIA”. Shkolla verore çdo vit trajton tema të ndryshme të BE-së, në të cilën marrin pjesë profesor dhe studiues nga e gjithë Evropa.
Kolegji ILIRIA në bashkëpunim me Institucione të ndryshme të Arsimit të lartë dhe përfaqësues të ndryshëm të bizneseve në Kosovë (kompanitë ligjore), çdo vit organizojnë garën që quhet “Western Balkans Vis Pre-Moot Competition”, në Prishtinë, Kosovë http://www.uiliria.org/premoot/
Qëllimi i garës Pre-Moot është të u jipet studentëve mundësia që t’i shfaqin aftësitë e tyre duke prezantuar dhe mbrojtur argumentet e tyre ligjore. Në të njëjtën kohë do të marrin vlerësime dhe përgjigje nga pjesëmarrësit me përvojë nga fusha të ndryshme. Gjatë garës së Pre-Moot, ekipet nga universitetet e rajonit, garojnë me njëri tjetrin në një seri raundesh, e cila gjykohet nga juristët praktikues dhe arbitrat ku shumica prej tyre janë nga alumni i Vis. Gjykimet poashtu ofrojnë vlerësime në të drejtën materiale dhe të drejtën e stilit, me synim që të u jepet studentëve mundësia për prezantime të avancuara në garën ndërkombëtare që mbahet në Vienë.
Pavarësisht nga arsimi formal, Kolegji ILIRIA ofron shumë mundësi për të rinjët, të cilët mund të përfitojnë nga trajnimet e Microsoft Imagine Academy dhe të angazhohen në klube të ndryshme si: Klinika Ligjore, Klubi i Debatit ILIRIA, Klubi i Menaxhimit të Projekteve, Klubi i Programerëve, etj.
Studentët e angazhuar në klinikën ligjore kanë një mundësi të shkëlqyer të mësojnë. Në bashkëpunim me OJQ të ndryshme në Kosovë, ata mund të ofrojnë shërbime ligjore pa pagesë për qytetarët që i përkasin njërës nga grupet e Cenuara dhe të Margjinalizuara në Kosovë.
Kolegji ILIRIA e themeloj Qendrën për Zhvillim Ekonomik dhe Social. Ishte një eksperiencë e shkëlqyer në menaxhim të projekteve të ndryshme në kuadër të programit Erasmus+.
Gjatë viteve 2015 – 2016, Kolegji ILIRIA në bashkëpunim me CLARD (Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal), kanë ofruar Shërbime Ligjore Falas për 1,300 qytetar që i përkasin Cenimeve dhe Margjinalizimeve të ndryshme në Kosovë, nën bazat vullnetare. Departamenti i Medias dhe i Teknologjis Informative e CESD, ka luajtur një rol vendimtar në aspekt të informimit të qytetarëve dhe rritjen e ndërgjegjësimit rreth përfshirjes, të drejtat e njeriut dhe shumëllojshmëris.
Kolegji ILIRIA përmes Revistës Shkencore, ILIRIA International Review (http://www.uiliria.org/iir/, ISSN 2192-7081), ka publikuar mbi 100 punime shkencore të shqyrtuara nga kolegët dhe 30 libra shkencor. Çdo vit ka organizuar rreth 5 deri 8 Konferenca Kombëtare dhe Ndërkombëtare.
(Për më shumë informata mund të shiqoni në linkun: www.uiliria.org ).
Aktivitetet jo-formale të Kolegjit ILIRIA, janë të ndara në Klube të ndryshme rinore, të cilat menaxhohen nga punonjësit e CESD, si:
Klubi i Debateve
Klubi i Programerëve
Klubi i Menaxhimit të Projekteve
Secili Klub Rinor lokal dhe vullnetarët ndërkombëtar janë përfshirë dhe përfaqësojn mundësi të shumta për të rinjët, që të angazhohen në aktivitete të ndryshme dhe gjithashtu të marrin vetëiniciativa. Aktivitetet janë hartuar në atë mënyrë që të u lejojnë të rinjëve të ndihen të përfshirë dhe të mësojn. Të gjitha workshopet, tryezat e rrumbullakëta, debatet publike, takimet, organizohen nga studentët në bashkëpunim me stafin administrativ të CESD.
ILIRIA për një periudhë të gjatë kohore ka angazhuar 166 ekspertë lokal dhe ndërkombëtarë, me kualifikime akademike në PhD dhe MSc ose kandidatë për MSc. Gjithashtu përfshin një staf administrativ me 65 persona. Stafi akademik dhe profesional i Kolegjit ILIRIA ka një eksperiencë të shkëlqyer në menaxhim të projekteve, zhvillim të planprogrameve dhe organizim të trajnimeve në fusha të ndryshme.
Contact: erasmus@uiliria.org
Address: St. Gazmend Zajmi no. 75, Prishtina 10060, Kosova
Website: www.uiliria.org
Tel: +377 45 977 000