EUROPEAN DIGITAL LEARNING NETWORK

Rrjeti Evropian i Mësimit Digjital – DLEARN – është një shoqatë jo-fitimprurëse e koncentruar në qytetin Milan të Italisë. Ajo ka për qëllim të shfrytëzojë sfidat e sjellura nga transformimi digjital në kushte të mospërputhjes së aftësive digjitale dhe mundësitë e mësimit digjital. Ne besojmë në vlerat e NDARJES, LIDHJES, SHUMËZIMIT DHE RRITJES së anëtarëve të mundshëm, territoreve lokale dhe njerëzve.
Ndryshimet e vazhdueshme në ekonomi dhe shoqëri, kanë nxitur qeveritë të theksojnë kontributin e arsimit në një gamë të gjerë për aftësitë dhe kompetencat e kërkuara. Rrjeti Evropian i Mësimit Digjital dëshiron të sjellë përvojat, ashtu sikurse zërat e njerëzve dhe territoreve lokale.

ANËTARËT:
Rrjeti është krijuar në Janar të vitit 2016. Sot përbëhet nga 23 organizata të ndryshme, që janë nga shumë vende të BE-së ( 14 shtete ),
të cilat janë aktive në fushën e arsimit dhe mësimit digjital. Rrjeti Evropian i Mësimit Digjital merr pjesë në disa iniciativa transnacionale dhe vepron kryesisht me grupet punuese të cilat vazhdimisht vëzhgojnë, analizojnë dhe promovojnë strukturën e mësimit dhe aftësive digjitale.

AKTIVITETET TONA:
Me aktivitetet tona dhe përmes rrjeteve dëshirojmë të zvogëlojmë këtë hapësirë, nëpërmjet arritjes së iniciativës poshtë-lartë, të tilla si:
• LABORATORËT E PROJEKTIT: Bashkëpunimi i ngushtë dhe rritja e aktiviteteve tona në një nivel më të lartë përmes laboratorëve periodik të projekteve
• RRJETËZIMI: Aktivitetet e ngushta të rrjetëzimit dhe lobimi për të arritur një akreditim të frytshëm të nevojave lokale, duke u përshtatur me Drejtoritë e Komisionit të BE-së.
• KRIJIMI I NJOHURIVE: Përmirësimi i përvojave ekzistuese dhe njihuri të mësimit digjital përmes ndarjes së praktikave dhe krijimi i mundësive efikase të biznesit.
ARRITJET TONA:
• PROPOZIMET: Përfshirja e anëtarëve të DLEARN në propozimet ndërmjet viteve 2016/2017, për gjithsej në më shumë se 90 propozime që gjeneron 30 projekte të aprovuara.
• PJESËMARRJA DIREKTE si partner në 10 E+ projekte në arsimin digjital;
• PJESËMARRJA në grupet punuese të Komisionit të BE-së, me qëllim të nxitjes të arsimit digjital;
• AFTËSITË DIGJITALE DHE KOALICIONI I PUNËS: Rrjeti Evropian i Mësimit Digjital, që nga 1 Marsi i vitit 2017 është anëtarë i plotë i “ Aftësive Digjitale dhe Koalicionit të Punës”. Ka një bashkëpunim të ngushtë me Komisionin, me qëllim të sjelljes të inovacionit dhe përmirësimin e digjitalizimit të BE-së.
• JAVA E AFTËSIVE PROFESIONALE: Pjesëmarrja në Javën e Aftësive Profesionale 2016, e promovuar nga punësimi i Drejtorisë me 7 ngjarje, e cila është e menaxhuar nga anëtarët tanë të 5 vendeve të BE-së.
• Pjesëmarrja në Javën e Aftësive Profesionale 2017, e promovuar nga Punësimi i Drejtorisë me 12 ngjarje, e cila është e menaxhuar nga anëtarët tanë të 8 vendeve të BE-së.
• MARRËVESHJA E BASHKËPUNIMIT: European Association of Erasmus Coordinators, DigitalEurope, European Office of Cyprus, EU Parent’s Association, Digital Leadership Institute, EU Commission DGs: Connect; Employment (Unit A3 Apprenticeship, VET and Adult Education); EAC (Unit A2 Eit And Future of Education) OBESSU Organising Bureau of European School Students Unions; EVBB European Association of Institutes for Vocational Training.

Contact person: Gianluca Coppola, European Digital Learning Network President

E-Mail address: gianluca.coppola@dlearn.eu

Tel: + 39 02 8728 4807

Website: http://dlearn.eu/

Address: European Digital Learning Network, Via Domenico Scarlatti 30 20124 – Milano Italy

  Gianluca Coppola, European Digital Learning Network President
  gianluca.coppola@dlearn.eu
  + 39 02 8728 4807
  www.dlearn.eu