COLLEGIUM BALTICUM

Kolegji Szczecin në Collegium Balticum njihet si një ndër universitetet më të mira private në Poloninë Veriore. Në programet e studimit kemi studime të nivelit Bachelor dhe Master, që përfshihen studimet në Teknologjinë Informative (IT), puna sociale, arsimi dhe siguria e brendshme. Studentët tanë janë një grup shumë i veçantë – shumica prej tyre janë njerëz të pjekur, të cilët vetëm kanë filluar karrierën e tyre profesionale.
Ata dinë saktësisht se cilat kualifikime formale dhe njohuri praktike u duhen atyre. Studentët presin nga ne të u përshtatemi përmbajtjes së programit mësimor.Janë studentët me më shumë përvojë, të cilët dëshirojnë të zgjerojnë njohuritë në arsim, të ndryshojnë profesionin ose të kualifikohen në nivel më të lartë. Për studentët të cilët dëshirojnë të bëhen më konkurues në tregun e punës, ofrojmë rreth 60 specializime në studimet postdilomike.
Gjithashtu për regjionin tonë kemi siguruar mundësi të arsimit, në dy fakultetet jashtë kampusit të vendosura në Stargrad dhe Sulecin.
Gjithmonë jemi shumë fleksibil dhe kemi informata të përditësuara për kërkesat e tregut të punës dhe tendencat, sikurse ato janë kriteret kryesore në hartim të ofertës tonë dhe kërkimit të rrugëve të reja për zhvillimin personal.
Në vitin 2016 është themeluar Qendra për Bashkëpunim të Biznesit (CWB), që ka për synim krijimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve afatgjata ndërmjet kolegjit tonë, ndërmarrjeve dhe institucioneve të mjedisit të biznesit. Roli i saj është të nis, të koordinon dhe të punon në iniciativa të përbashkëta. Që ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit, të promovojë ndërmarrësin dhe të popullarizoj efektet pozitive të shkencës dhe bashkëpunimin në biznes.
Kolegji ka një rol të rëndësishëm në tregun e arsimit lokal në drejtim të kurseve me tematikë shtesë për grupet e pafavorizuara, psh.;njerëzit nga zonat e pafavorizuara në aspektin ekonomik dhe social, të rriturit e pakualifikuar dhe të tjerët.
Qëllimi i tij është të bashkëpunojë me institucione lokale (autoritete lokale, OJQ, kompanitë, universitetet tjera), të ofrojë workshope dhe seminare, që të tërheq grupin e synuar.
Studentët dhe alumni përfshihen shumë shpesh në punën pedagogjike. Një numër i madh i njerëzve janë përfshirë në punë vullnetare ose profesionale në OJQ, duke punuar në fushën e arsimit, punë në lidhje me çështje sociale dhe ndërmarrësi.Collegium Balticum ka realizuar disa projekte të BE-së, në nivel ndërkombëtarë. Në të kaluarën, institucioni ka qenë midis partnerëve të projektit Open the Door to Europe.
Main Office | ||
biuro.rektora@cb.szczecin.pl | ||
+48914838164 | ||
www.cb.szczecin.pl |
International Projects Office | ||
m.bitel@cb.szczecin.pl | ||
+48914830744 | ||
www.cb.szczecin.pl |