APEIRONS

“Apeirons” është organizatë e personave me aftësi të kufizuar dhe e miqve të tyre, është organizatë joqeveritare, ku njerëzit me dhe pa aftësi kufizuar punojnë së bashku si shoqëri.
Apeirons punon në mënyrë aktive që nga viti 1994. Është themeluar në vitin 1997, po atë vit është regjistruar edhe zyrtarisht si OJQ.
Tani Apeirons është një nga organizatat më të mëdha në Letoni që funksionon me personat me aftësi të kufizuar.
Target grupi – E gjithë shoqëria në mënyrë globale, i kushtojnë vëmendje të veçantë personave me aftësi të kufizuar.
Fushat kryesore me të cilat punon organizata jonë janë:

  • Mbrojtja e interesave të përbashkët: Puna jonë përfshin involvimin dhe bashkëpunimin me OJQ tjera, të komunave tjera dhe rajonit. Organizime të seminareve, trajnimeve, fushatave dhe aktivitete të ndryshme. Ne punojmë me grupe të ndryshme, me tema të rëndësishme për personat për të gjetur zgjidhje të mundshme për disavantazhet.
  • Punësimi: Stafi i Apeiros ofron udhëzime dhe konsultime për personat me aftësi të kufizuar për t’u përfshirë në tregun e punës.
    Një nga departamentet tonë është gjithashtu i dedikuar për të ndihmuar ata që kërkojnë punë dhe për ata për të gjetur punonjës të përsosur.
  • Qasja Mjedisore: Ne rregullisht monitorojmë qasjen mjedisore në Letoni, ne ofrojmë auditime për qasjen universale dhe vlerësimin e ndërtesave të ndryshme, duke punuar gjithashtu me standarde dhe rekomandime, dhe me plane universale.
  • Të drejtat e njeriut: Për ne është një detyrë vërtet e rëndësishme,gjithashtu monitorimi i të drejtave të njeriut. Ne përgatitjen seminare informuese për OJQ-të lokale të cilët janë duke punuar me personat me aftësi të kufizuar për të njohur të drejtat e tyre. Nga rezultatet e punës së Kombeve të Bashkuara,kongreset që u zhvilluan në Letoni (“Për të drejtat për personat me aftësi të kufizuar”),shteti, komuna dhe OJQ-të ranë dakord të zhvillojnë formacione të përbashkëta të dialogut përmes punës në grup.
    Përveç kësaj, ne gjithashtu marrim pjesë në marrjen e vendime të nivelit lokal dhe ndërkombëtar, dhe mbi të gjitha duke krijuar një qëndrim pozitiv në pjesëmarrjen e shoqërisë në rrjetin e njerëzve të bashkëpunimit të personave me aftësi të kufizuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
    Ne jemi të lidhur me rrjetin e bashkëpunimit më të madh evropian të jetëve të pavarura (ENIL).
  • Mësimi për përfshirjen dhe integrimin: Një nga fushat tona të punës është kryerjen e projekteve rreth përfshirjes, mësimdhënies dhe zhvillimit të bashkëpunimit me shkolla të ndryshme.
  • Shërbime sociale për fëmijët: Apeirons në bashkëpunim me organizatën më të madhe bamirëse në Letoni “zedt.lv”, administron projektin për fëmijët me aftësi të rënda të kufizuar “E ëmbla dado – Sweet babysitter”.
    “Sweet babysitter” është projekt ku familjet mund të aplikojnë për financim për punësim si kujdestar i fëmijëve duke u dhënë mundësi prindërve të kenë kohë të lirë.
  • Qasja: Apeirons promovon të kuptuarit në lidhje me teknologjitë e reja që mbështesin personat me aftësi të kufizuar gjatë gjithë jetës së tyre.
  • Shërbimi vullnetar: Puna jonë është zhvilluar me vullnetarë të cilët nuk janë vetëm letonezë, por edhe të huaj nga e gjithë bota. Shtimi i përvojës dhe njohurive tona entuziasti në punë, ne të gjithë së bashku promovojmë zhvillimin e fushave të ndryshme në dobi të personave me aftësi të kufizuar.
  • Studio e videove Apeirons: Në vitin 2005 filluam me krenari me projektin ambicion të Apeirons’ Video Studio. Nga ai vit, përgatisin shumë video, transmetime dhe skica për tema të rëndësishme që ne konsiderojmë të për jetën e përditshme të njerëzve me dhe pa aftësi të kufizuar. Tani transmetimi ynë “3/4” shfaqet në televizion.

 

Address: Kr. Valdemara street 38 k.1, Riga, Latvia, LV-1010

website: www.apeirons.lv

e-mail: info@apeirons.lv

telephone: +371 67299208

 
  info@apeirons.lv
  +371 67299208
  www.apeirons.lv